Reshjet e dendura të borës rënë gjatë së dielës bëjnë veçanërisht më atraktive zonat turistike. Por vizitorët e shumtë që i janë drejtuar sot Thethit, Lëpushës dhe Vermoshit për të shijuar dëborën, e kanë pasur të pamundur të arrijnë në destinacionet e tyre, pasi kanë mbetur të bllokuar në mes të rrugës për shkak të mos pastrimit të tyre.