Edhe pse jemi në mesin e muajit mars, reshjet e dëborës kanë përfshirë aksin rrugor Bogë-Theth, duke krijuar vështirësi në qarkullim. Aktualisht, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.