Qarku i Kukësit prej tre ditësh është i përfshirë nga moti i keq me reshje shiu, bore e era të forta. Mëngjesin e së shtunes reshjet e shiut i lënë vendin atyre të borës, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin rrugorë. Akset nacionale që u përfshinë nga bora ishin “Rruga e Kombit”, Qafa e Malit, Rruga e Bushtricës dhe e Shishtavecit.