Probleme me motin e keq pati edhe në Librazhd e Elbasan, ku reshjet e para zbardhën Parkun Kombëtar të Shebenikut, ndërsa në Steblevë të Elbasanit temperaturat zbritën në minus 1 gradë celsius, duke u shoqëruar me reshje dëbore dhe shiu. Nuk paraqiten problematika për lëvizjen e mjeteve në aksin nacional Librazhd-Peshkopi.