Dëbora ka mbuluar të gjithë Veriun e vendit, duke sjellë vështirësi të mëdha në qarkullim, veçanërisht në aksin Qafë Thore–Theth. Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar pjesë të rrugës, duke e bërë kalimin të vështirë për automjetet. Në terren janë angazhuar borëpastrueset dhe mjetet e shërbimit rrugor, të cilat po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e borës dhe hapjen e aksit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të pajisen me zinxhirë dimërorë, pasi kushtet e motit mbeten të vështira.”