Rikthehen reshjet e dëborës edhe në Bulqizë. Uljet e temperaturave deri në minus 5 gradë janë shoqëruar edhe reshje dëborë. Sa i përket akseve nacionale kalimi bëhet normalisht pasi intensiteti i reshjeve është i vogël, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj. Aktualisht probleme ka në Bypass-in e rrugës së Arbrit ku lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi për shkak edhe të terrenit të vështirë. Lëvizja me vështirësi e mjeteve të transportit të minatorëve bëhet edhe në rrugët e minierave të Zonës Martanësh dhe Tërnovë.