Dy persona janë plagosur me mjet prerës dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen Pelivan Leskaj te Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka degjeneruar në përdorimin e thikës.