Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në Burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat të gjerë publik lidhur me ruajtjen e autenticitetit të kampit-burg, simbol i vuajtjeve gjatë diktaturës. Projekti parashikon ndërhyrjen në tetë pika të ndryshme, përfshirë riparim e plotësim të mureve, vendosje portash e parmakësh apo ndërhyrje për rrethimin, me qëllim që të bëjnë këtë monument kulture të kategorisë së dytë, sikurse cilësohet në relacionin teknik.