Në komisonin e bujqësisë, ministri Andis Salla, tregoi ndryshimet e Skemës së Re Kombëtare 2026. Por sipas deputeteve opozitarë, buxheti i kësaj ministrie nuk shkon tek fermerët por në zëra që nuk sjellin zhvillim të sektorit. “ Unë shpresoj zoti ministër që ju të vendosni gishtin në plagë. Këto 160 mln euro që janë vendosur për bujqësinë më shumë se 60% e tyre nuk shkojnë tek fermeri”. “ Buxheti total përfshin të gjithë investimin edhe të infrastrukturës, kullimit dhe argjinaturës, hidrovor. Nëse i ke dërguar ujin fermeri i ke dërguar shërbimin . “ “ Ky është një raport I zhdrejtë ne japim më pak se 40%>“ Edhe kësaj here pjesë e diskutimeve u bë sërish rimburisimi i tvsh për fermerët, ku sipas deputetit demokrat Bledjon Nallbati kjo skemë do të jetë dështimi i radhës i ministrisë të bujqësisë dhe financave.