Socialisti Damian Gjiknuri foli për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, teksa u pyet për ngritjen e dy Komisioneve Parlamentare të Posaçme, atë të Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale. “Jam i hapur të vazhdoj dialogun, edhe me shoqërinë civile. Të gjitha partitë kanë të drejtë të jenë të përfaqësuara në komisione”, tha Gjiknuri, i cili do të drejtojë Komisionin e Reformës Zgjedhore. Por a do të kemi ndryshime të reformës zgjedhore për 9 muaj siç janë afatet e parashikuara? “Nuk jap garanci përveçse gjerave që i kam në dorë. Aty është një tango, pra dhe opozita, unë do t’i dëgjoj, dhe nëse ka konsensus mund të arrijmë edhe më shpejt”, tha ai.