Përmbytjet e muajit nëntor ishin fokusi kryesor i seancës plenare të së enjtes. Opozita akuzoi qeverinë për neglizhencë në marrjen e masave dhe kërkoi dëmshpërblim për banorët e prekur. Seanca u shoqërua me debate të forta, ku nuk munguan përplasjet mes palëve. Këtë radhë, shkak u bë flamuri kombëtar. Seancës nuk i mungoi dhe revolta e deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, që këtë radhë përplasjen e pati me Tedi Blushin. Në seancën parlamentare të së martës nuk ishte i pranishëm as kryeministri Edi Rama, që ndodhej në një konferencë në Vjenë, dhe as Sali Berisha, që ishte në foltoren e tij me qytetarët.