Të hënën, çmimi i naftës në Kosovë nëpër pikat e karburantit ishte mes 1.72 centë dhe 1.79 centë. Për të pasur kontroll mbi çmimin e naftës, Ministria e Tregtisë më pesë mars nxori vendim për çmimet tavan. Sipas këtij vendimi marzha e fitimit caktohet prej 2 centëve për shitësit me shumicë e 12 centë për shitësit me pakicë. Megjithatë as ky vendim nuk është zgjidhje. Ministrisë së Tregtisë i kërkohet ndryshim i politikave fiskale, siç kanë vepruar edhe vendet e rajonit. Ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë paguhen vetëm dy taksa për naftën e importuar. Akciza për naftën është në vlerë prej 36 centë për litër e TVSH-ja është 18%. Llogaritur me çmimin aktual me të cilin blihet nafta që është 1.11 centë, operatorët ekonomik për një litër naftë paguajnë taksa në vlerë prej 62 centë.