Parlamenti u mblodh në seancë plenare dedikuar sjelljes të problemstikve të zgjedhësve. Shumica e deputetëve të opizitës bashkë me Sali Berishën nuk morën pjesë. Ata preferuan të ishin në foltoren e të hënës përpara kryeministrisë. Megjithatë nuk mungoi një debat mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit për djegien e Vilës 31 të shtunën. Në fund nuk mungoi edhe tensioni që solli përjashtimin e kreut të partisë “Mundësia” Agron Shehaj, I cili fillimisht kritikoi qeverinë për situatën e tensionuar në Baks Rrjoll, ndërsa pas përplasjeve verbale me deputetët e Partisë Socialiste dhe bllokimin e foltores, u përjashtua nga seanca. Parlamenti do të rimblidhet të enjten ku parashikohet të ketë në rendin e ditës votimin e ministrave të rinj.