Një tjetër debat është hapur në Kuvend, e drejta ose jo e ndryshimit të gjinisë pas lindjes. PD ka propozuar një ndryshim në ligjin e gjendjes civile ku kërkon gjininë biologjikisht të pandryshueshme, por gjatë mbledhjes së komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale ky amendament është rrëzuar nga mazhoranca, që e cilëson si të panevojshëm kur ligji aktual nuk lejon regjistrimin e një gjinie të ndryshuar, por njeh vetëm gjininë e përcaktuar që në lindje, mashkull ose femër.