Ditën e sotme mbahet seanca plenare për të diskutuar Buxhetin 2025. Në Kuvend pas më pak se një viti rikthehet kreu i PD-së, Sali Berisha, kjo pasi i’u hoq masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga GJKKO. Gjatë seancës së sotme pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit të vitit të ardhshëm