Dalja në skenë e “Aktivistit”, aplikacionit i cili u ngrit nga Partia Socialiste për të promovuar punët e Qeverisë ka shqetësuar opozitën në prag të zgjedhjeve lokale. Ndryshe nga Meta dhe Berisha që i kërkuan drejtësisë nisjen e hetimeve për krim zgjedhor, grupimi Alibeaj dorëzoi në Kuvend ligjin që synon të ndëshkojë me burg punonjësit e shtetit që bëhen pjesë e aplikacionit.