Top Channel/ Debati mbi ligjin për gjininë, kritikët: Rrezik për shoqërinë dhe gjuhën shqipe
17/09/2025 19:51

Konsultimi publik për projektligjin e barazisë gjinore ka sjell ndryshime në nene të caktuara, mes të cilave edhe përkufizimin e gjinisë. Kërkesa e Aleanca LGBTI për gjithëpërfshirjen është pranuar edhe reflektuar në draft, duke shkuar përtej konceptit binar burrë-grua. Xheni Karaj nga aleanca LGBT thotë: “Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Gjinia si një kategori sociale dhe juridike nuk ka të bëjë me këtë realitet, lidhet me mënyrën si individët e jetojnë dhe shprehin veten e tyre në shoqëri”. Ky koncept i ri ka shkaktuar debat të gjerë publik, ku ankesat janë të shumta se ka munguar konsultimi me të gjithë grupet e interesit. Kaon Serjani, drejtues i Institutit për Besim dhe Angazhim Kulturor shprehet: “Literalisht të nxjerr nga binari se del nga kuptimi binar, bipolar burrë-grua, por njëkohësisht figurativ, ai na shkallon. Kjo është diçka radikale që do hap rrugën për identitete gjinore që mund të shkojnë 66, 72 apo disa thonë që nuk ka kufi… është konsultuar me grupe interesi të njëanshme dhe është injoruar shumica”. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë si propozuese e ligjit, shpjegohet se hartimi i këtij akti lidhet me përparimin e procesit te integrimit europian te vendit, por ka kundërshtime që mohojnë standardin unik të identitetit gjinor të BE-së. “Shumica e vendeve të Bashkimit Europian në ligjet e tyre për gjininë pranojnë gjininë binare mashkull-femër. Mund të kenë disa vende lehtësira ligjore për të ndërruar gjini, por duhet të mbeten kornizës ose mashkull ose femër. Thirrja ime është që nëse ligji po shkon në parlament, të ngrihen burra gra, të majtë e të djathtë, ta kuptojnë se ky ligj po shkatërron familjen, identitetin gjinor. Dhe nëse kjo shitet si një arsye për të pasur integrim në BE, ne nuk mund të pranojmë integrim duke u vetëshkatërruar”, shton Serjani. Zgjerimi i përkufizimit të gjinisë përtej burrë dhe grua, për drejtuesin e Institutit për Besim dhe Angazhim Kulturor, Kaon Serjani, do të sillte kaos në shoqërinë shqiptare; ndërsa për Xheni Karajn e aleancës LGBTI është një respektim i dinjitetit njerëzor. “Gjuha shqipe është një gjuhë gramatikore gjinore, kemi përemra që janë ose mashkullorë ose femërore, në përcaktimin e gjinive të reja pra as mashkull as femër, për shembull anglishtja e ka fjalën “they”, ne kemi ata/ato. Kjo do krijojë terma artificialë që do deformojnë gjuhën shqipe të paraqitur në dokumentacione. E lidhur me arsimin, ligji mund të kthehet në një indoktrimin ideologjik. Do të ketë pabarazi në sporte, apo rrezik real për vajzat”, thotë Serjani. “Ky është një detyrim ligjor dhe ndërkombëtar i respektit, mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të njeriut, pa dallim për çdo individ”, shton Karaj.

Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22