Mbi 12 orë debate, tensione e përplasje për projektbuxhetin e vitit 2026! Seanca e parë maratonë për projektligjin më të rëndësishëm ekonomik u shoqërua me tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku debati u zhvendos te prania e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në sallë, duke bërë që disa herë të ndërhynte dhe Garda. Për mazhorancën, buxheti i 2026-ës është më i miri që ka pasur ndonjëherë vendi, por nuk mendon kështu opozita, sipas së cilës, diskriminohet veriu i vendit.