Këshilli Bashkiak i Bulqizës dështoi të vendosë për riorganizimin e vendqëndrimit të automjeteve të transportit të udhëtarëve. Seanca e ndërprere e 4 dhjetorit përfundoi sërish pa rezultat pas debateve mes përfaqësuesve të kompanisë që administron Terminalin dhe këshilltarëve bashkiakë.