Top Channel/ Debate për bitcoin. Deputetët: Jemi vonë me rregullimin e tregut të kriptomonedhave
26/05/2021 15:23

Vonesa në nxjerrjen e akteve nënligjore që plotësojnë tërësisht kuadrin rregullativ të ligjit “Për tregjet financiare bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” që legjitimon përdorimin e kriptovalutave v në vend të kanë ngjallur diskutime në komisionin e Ekonomisë. Kryetari i Komisionit Anastas Angjeli ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të bëhet sa më parë finalizimi i tyre për t’i hapur rrugë zbatimit të ligjit. “Do ju lutesha shumë të përshpejtoni punën për të kompletuar të gjitha aktet e nevojshme nënligjore që ligji ju ka ngarkuar sepse të gjitha afatet kanë kaluar dhe zhvillimet në treg sa vijnë edhe po rriten. Tashmë duhet të futet në rolin e vet edhe QKB pasi duket se do ketë kërkesa për t’u future në këtë treg”, tha Anastas Angjeli, kryetar i komisionit të ekonomisë. Komisioni ka miratuar edhe ndryshimet e ligjit për licencat, ku veç AKSHI-t dhe AMF-së që janë dy institucionet që do të lëshojnë licencat përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë në monedhat virtuale, pjesë e procesit do të jetë edhe Qendra Kombëtare e Biznesit në rolin e regjistruesit. “Ligji i ka të përcaktuara se kush i lëshon licencat. Ka përcaktuar procedurat, mënyrën e aplikimit. Tani QKB çfarë roli luan?”- tha Anastas Angjeli.

Top Channel/ Shtohet turizmi dimëror, më shumë kërkesa për Korçën dhe Beratin
23/12 20:01
Top Channel/ Bileta 50 lekë, nisin hetimet për urbanët e Kamzës
23/12 19:56
Top Channel/ Bie E-Albania! Autoritetet: Për mirëmbajtje. Profesionistët e Lirë: Duhet transparencë
23/12 19:54
Top Channel/ Hakeroi prokurorët, i komunikohet akuza ish-drejtorit të burgjeve
23/12 19:51
Top Channel/ Automjeti përplas 65-vjeçarin me biçikletë në Maliq, i moshuari në gjendje të rëndë
23/12 19:27
Top News- Aksident i rëndë në Maliq, makina merr para 65-vjeçarin
23/12 18:48
Top News – Përgjuan prokurorët e SPAK. Mbyllen hetimet për ish kreun e burgjeve dhe dy personave
23/12 17:34
Top Channel/ Hetimet u mbyllën për Agim Ismailajn, ish-drejtori i burgjeve del nga SPAK
23/12 17:13
Top News – Një akt mirësie në festat e fundvitit. Raiffeisen Invest surprizë për fëmijët në QSUT
23/12 17:03
Top Channel/ “Tani jam rikuperuar dhe…”, mesazhi i Parashqevi Simakut, ç’paralajmëron këngëtarja
23/12 16:50
Top News – Konfiskohen 3 mln euro pasuri. Gjirokastër, dyshohen produkt i kultivimit të hashashit
23/12 16:46
Top News – Rama, batuta për dy vëllezërit binjakë, njëri me medalje, tjetri jo
23/12 16:42
Top News – Miti i Sizifit, Rama – Rruga është më e rëndësishme se mbërritja
23/12 16:41
Top News – Maturanti me të gjitha 10-ta. Kryeministri Rama – Po kjo pikë e zezë, asnjë nëntë
23/12 16:41
Top News – ‘Në majë arrijnë ata, që janë gati të paguajnë çmim për ëndërrat’ Rama me maturantët
23/12 16:40
Top News – ‘Gërdeci’, SPAK pret ende letërporosi. Prokuroria ‘gjen’ ish sekretaren që s’është pyetur
23/12 16:36
Top News- Dy të zhdukurit në Sarandë/ Prokuroria e Sarandës çon për gjykim tre persona
23/12 15:39
Top News – Hapet toka në Turqi, fermerët në panik / 700 gropa të mëdha në zemrën bujqësore të vendit
23/12 15:21
Top Channel/ Protesta e transportit, drejtuesit e autobusëve tentuan të hyjnë në këshillin bashkiak
23/12 15:20
Top Channel/ Protesta për banesat në Durrës, preken nga projekti në qendrën historike të qytetit
23/12 15:19
DIGITALB DIGITALB