Kuvendi i Kosovës ka miratuar një seri ligjesh në seancën e parafundit të këtij sesioni. Kjo u arrit me votat e partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetjen e disa deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk morën pjesë në votim në seancën e mesditës. Ndërkohë që, të enjten u thirrën seanca të jashtëzakonshme për të shqyrtuar projektligjet për skemat pensionale dhe atë për zyrtarë publik që është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese. Në seancë nuk mori pjesë, PDK-ja, derisa AAK-ja dhe LDK-ja, e kundërshtuan votimin e një ligji të kontestuar dhe një kërkesë të dytë të LVV-së për seancë të jashtëzakonshme.