E parafundit seancë plenare e parlamentit u zhvillua me një prezencë minimale të deputetëve, ndërkohë kryetari PD Sali Berisha shfaqi padurimin për deputetët e rinj socialist. Konferencën e përditshme denoncuese pas humbjes të zgjedhjeve të 11 Majit doktor Berisha e vijoi nga salla e parlamentit.