Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin e ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, ku specifikohen ndër të tjera edhe normat tatimore për lojërat e fatit. Por, pavarësisht kësaj në komision mungonte drafti me ndryshimet e reja të lojërave të fatit, shqetësim i ngritur nga socialisti Erion Braçe që ka kërkuar qartësi se si do të funksionojë ky treg.