Seanca e sotme plenare vijoi me debate mes vetë demokratëve. Kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi të flitej për sistemin zgjedhor dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore, të cilit sot i përfundon afati. Por komentit të tij se vendimet nuk mund t’i marrë 1/10 e deputetëve, iu kundërpërgjigj Toni Gogu, që e kritikoi për “matematikën e dobët”. Fjalën e mori edhe socialisti Petrit Vasili, duke u shpreh se me mbarimin e Zgjedhores, “mbyllet dhe një merkato dy vjeçare politike”.