Mbledhja e kryesisë së PD ku u njoftua protesta kombëtare e 22 dhjetorit, është shoqëruar me debate të forta në pjesën kur ka qenë pa praninë e mediave. Në përballjen e parë që pas foltores që nisi ish deputeti demokrat, Ervin Salianji, lëvizja e tij ishte pjesë e diskutimeve mes anëtarëve të kryesisë, ku u përfshi edhe kryëtari i PD-së, Sali Berisha. Gjithçka nisi pas largimit të mediave, ku sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi Salianjin se me lëvizjen që sapo ka nisur, po i shërben Edi Ramës. “Me lëvizjen tënde po i shërben socialistëve”, iu drejtua Noka ish deputetit demokrat, teksa mori edhe mbështetjen e kryetarit të PD-së.