Një ditë pas debateve të brendshme në PS, Niko Peleshi shfrytëzoi një aktivitet ne zonën e tij elektorale për të minimizuar informacionet e rrjedhura në media, që raportuan për një përplasje që nisi mes ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismailit dhe Elisa Spiropalit, por që u zhvendos shume shpejt mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish ministres se Jashtme. Kryesocialisti në disa raste i kishte tërhequr vëmendjen Spiropalit duke e paralajmëruar edhe me largim nga mbledhja nëse vijonte të “besdiste” ministren Ismaili me të qeshurat e saj. Ato që ne media u lexuan si përçarje brenda PS, për Kryeparlamentarin ishin diskutime. PELESHI: Natyrisht që s’mund të quhet përçarje diskutimi. Ne nuk jemi një formacion ushtarak pa mendime dhe pa frymë diskutimi dhe pa demokraci të brendshme por lëndoj që ju i referoheni disa thashethemeve të cilat s’kanë lidhje fare me substancën politike të zhvillimeve të brendshme të një partie politike. Këto janë thashetheme pa asnjë kontekst politik. Nga protagonistet e përplasjes e vetmja që theu heshtjen ne rrjete sociale ishte Elisa Spiropali. Një foto e postuar me mbishkrimin. “Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, u duk si një mesazh i koduar për gjithçka kishte ndodhur mes saj saj dhe Kryeministrit.