Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitëse dominuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, në të cilën shefja e Misionit të OKB-së, Caroline Ziadeh tha se përshkallëzimi i retorikës rrezikon përparimet e arritura nga BE. Në këtë mbledhje pati një përplasje ndërmjet kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla dhe përfaqësuesit të Serbisë, Nikolla Selakoviq.