Po kthehet në një ritual të përjavshëm përplasja edhe me ofendime, e anëtarëve të komisionit të ligjeve, ku bien në sy demokratit Saimir Korreshi me kolegen socialiste Zegjine Caushi. Debatet për ndryshimet e ligjit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, i dominoi sherri i radhës mes dy ligjvënësve me arbitër kryetarin e komisionit Ulsi Manja.