Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur sot në Tiranë David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar. Në një video të postuar në Facebook shihet takimi i Ramës dhe Cameron në ambientet e kryeministrisë, ku i ka treguar edhe ambientet e zyrës dhe koleksionet e tij artistike.