Top Channel/ “Data Center” në Shqipëri! Donald Leka, themelues i Jumptuit, bashkëpunim me UET
15/10/2025 19:56

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po zë gjithnjë e më shumë hapësirë e po merr peshë në politikëbërje, një dritare pritet ta ketë edhe në fushën e mediave në Shqipëri. Një “Data Center”, e shqiptarit që po lë gjurmë në Shtetet e Bashkuara në fushën e teknologjisë, Donald Leka, pritet të vijë së shpejti në Shqipëri. Gjatë një leksioni në Universitetin Europian të Tiranës, themeluesi dhe CEO i Jumptuit, shqiptaro-amerikani Donald Leka, tha se synon të krijojë mundësi të reja për studentët e të gjitha fushave. “Studentët duhet të përfshihen sa më shpejt në këtë botë globale që po ndryshon me shpejtësi nga inteligjenca artificiale. Jo vetëm ne, por të gjitha kompanitë e inteligjencës artificiale, po kërkojnë njerëz me prejardhje ndërdisiplinore, studentë që kanë përgatitje në shkenca, marrëdhënie publike, komunikim, ekonomi. Pra, ne po kërkojmë për këto aftësi dhe mund t’i trajnnojmë edhe më shumë nga ana teknike.” Nga ana e saj, Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Prof. Dr. Belina Budini, tha gjatë bashkëbisedimit me studentët se Universiteti Europian i Tiranës është orientuar tashmë drejt inovacionit ndërdisiplinor, duke sjellë në Departamentin e Komunikimit dy profile të reja Master, Data Journalism dhe Media Digjitale, ku kombinohet komunikimi, dizajni grafik dhe marrëdhëniet publike me Teknologjinë e Informacionit. Donald Leka, një inovator i njohur në SHBA dhe folës në forume ndërkombëtare si Davos, Yale dhe Princeton, theksoi para studentëve të UET rëndësinë e informacionit të saktë dhe të verifikuar, si themelin e çdo vendimi të drejtë, ndërsa vlerësoi zhvillimin inovativ të vendit tonë. “E shoh Shqipërinë si një qendër potencialisht elitare të inovacionit, nëse lëviz shpejt, sepse koha është e shkurtër. Shqipëria nuk ka para për të investuar ndjeshëm, por nëse humbet kohë, humbet gjithçka. Dhe duhet ta bëni këtë para se të hyni në BE”.

Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15
Top Channel/ Djemtë lënë babanë në morg! Krimi në Roskovec, viktimat varrosen veçmas, 9 fëmijët…
25/03 12:13
Top Channel/ Sot vendimi për portugezin Saraiva, vrau Ardian Nikulajn me llogari të Edmond Haxhisë
25/03 12:11
Top News – Për furnizim te fqinjët. Shtrenjtimi i karburanteve çon qytetarët në Kosovë e Maqedoni
25/03 12:07
Top News – Bashkëshortët varrosen të ndarë. Krimi i dyfishtë në Roskovec, autori ende në morg
25/03 12:05
Top News – ‘Policia shqiptare korruptohet lehtë’. Amerikania në Vlorë denoncon bashkëkombasin
25/03 12:04
Top News – Hoxha takohet me Ambasadorin Durmishi. ‘Kosova, përparësi e padiskutueshme e Shqipërisë’
25/03 12:03
DIGITALB DIGITALB