Dashnor Sulën tashmë e duan të gjithë, edhe kundërshtarët. Mospërfshirja në listat e mbyllura të Partisë Demokratike prej mbështetjes ndaj Spak-ut e bëri të ndryshojë subjektin zgjedhor për të garuar me Adriatik Lapajn. Por shpejt u tërhoq duke e vlerësuar lëvizje të gabuar. I mbetur jashtë listave, mori sot një ftesë tjetër; këtë herë nga Partia Socialiste veçse me kushte.