Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se sulmi në Banjskë të Zveçanit ishte “i koordinuar dhe i planifikuar mirë”. I pyetur në lidhje me arrestimin e Milan Radoicicit, zëdhënësi i DASH, Vedant Patel u shpreh se i kanë raportet. Dhe siç e kemi thënë, ne e dimë se sulmi ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, u shpreh ai.