Deputeti demokrat, Dashnor Sula përmes një postimi në Facebook shprehet se gjatë këtyre 72 orëve është gjendur mes një xhungle politike. Ai ka treguar prapaskenat e negociatave me Adriatik Lapajn, me të cilin tashmë ka vendosur të mos bashkëpunojë në zgjedhjet e 11 majit.