Një ditë pas dështimit të bisedimeve për dinarin në Bruksel, Departamenti amerikan i Shtetit bëri thirrje që ato të vazhdojnë me urgjencë. “Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian është kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha një zëdhënës i DASH-it për REL.