Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin sërish shqetësim për politikat e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Një zyrtar i lartë amerikan nga Departamenti i Shtetit për Çështje Europiane theksoi se për SHBA ishte tejet shqetësuese përpjekja konkrete e Kurtit për t'ia pamundësuar Listës Srpska pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke e cilësuar veprimin e kryeministrit në detyrë si shkelje të “vijës së kuqe”.