Departamenti amerikan i Shtetit duket i pakënaqur me institucionet e drejtësisë në Kosovë sa i takon denimeve për akuzat e lidhura me terrorizmin. Sipas DASH-it, ato kanë qenë shumë të pakta gjatë vitit 2022, ndërsa në deklaratë thuhet se akuza të tilla ka pasur edhe lirime të parakohshme.