Danimarka, që drejton Presidencën e Bashkimit Evropian deri në fund të këtij viti, mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në union. Gjatë vizitës në Kopenhagen, ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, u taku me homologun danez, Lars Løkke Rasmussen, ku u shpreh se dy vendet do thellojnë bashkëpunimin dhe angazhimin për një Evropë më të sigurt.