Top Channel/“Dancing with the Stars Albania” në Top Channel, sonte premiera e spektaklit të kërcimit
08/10/2022 09:38

Starton mbrëmjen e sotme, “Dancing with the Stars Albania”, programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, ekskluzivisht në Top Channel. Çdo të premte mbrëma në orën 21:00, 14 personazhe VIP do të kërcejnë në skenë me kërcimtarë profesionistë.