Top Channel/ Dan Hutra, tre burgime përjetë! Jepet pretenca për ‘tmerrin’ e grave
09/05/2025 19:47

Prokuroria shpalli pretencën për Dan Hutrën, duke kërkuar që gjykata të japë tre burgime të përjetshme për vrasjen e tre grave, të cilave ai u mori jetën brenda një ore. Siç u shpreh prokurori, Dan Hutra duhet të shpallet fajtor dhe të marrë burgim të përjetshëm për vrasjen e Mevlute Sadikut, një dënim të dytë të përjetshëm për vrasjen e Hadime Dafkut dhe të tretin për vrasjen e Etleva Kurtit, e cila ishte motra e një tjetër të burgosuri, identifikuar si Vladimir Kurti. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gjithashtu, prokurori u shpreh se Hutra duhet të dënohet edhe për plagosjen e Elena Hysës dhe për këtë t’i jepen 35 vite burgim – ish-bashkëjetueses, të cilës i vrau të motrën dhe kunatën. Edhe për plagosjen e nënës së saj, Kujtime Hysa, prokurori kërkoi 35 vite të tjera burgim, ndërsa 30 vjet dënim u kërkuan edhe për plagosjen e Marjona Gurakuqit. Masakra e Dan Hutrës ndodhi në mars 2023. Ai fillimisht kreu plagosjen me thikë në zonën e Astirit dhe më tej, gjakftohtë, udhëtoi drejt zonës së Paskuqanit, ku qëlloi me armë zjarri fillimisht në banesën e prindërve të ish-bashkëjetueses dhe më pas në familjen e një të burgosuri që e kishte njohur në Drenovë. Dan Hutra kishte bërë më herët burg për vrasjen e një tjetër gruaje, Dafina Havalha, e cila ishte bashkëshortja e tij e parë. Ai doli nga burgu në shkurt 2023, pasi ishte dënuar për dhunë në familje, dhe iu desh vetëm një muaj kohë për të përgatitur masakrën.

Top News- Digjen kodrat e fshatit Sherisht në Vlorë, era përhap flakët
16/03 13:18
Top Channel/ Në prag të nisjes së sezonit turistik, Rama takon deputetët dhe drejtuesit e Vlorës
16/03 13:08
Top Channel/ Zjarr në kodrat e fshatit Sherisht të Vlorës, era e fortë vështirëson situatën
16/03 13:07
Top Channel/ Bomba ndaj policit në Lezhë! E vendosën dy persona me një motor
16/03 12:41
Top Channel/ Bombë kamionit në Spaç! Nuk shpërtheu. E dalluan shoferët dhe lajmëruan policinë
16/03 12:40
Top Channel/ Bombë me porosi nga burgu 7 të arrestuar. Ndihmuan atentatorin
16/03 12:40
Top News – Imuniteti i Ballukut, Berisha nga SPAK: Rama nuk mbron atë, por veten
16/03 12:27
Top News – Berisha akuza institucioneve të drejtësisë: Kanë lëpirë çizmet e Irena Gjokës
16/03 12:24
Top News – Berisha nga SPAK: Rama sulmon drejtësinë mizorisht, KLGJ dhe ILD nuk guxojnë të reagojnë
16/03 12:23
Top News – Çështja ‘Balluku’, Berisha – Ramës: Dosja jote nuk do të mbyllet kurrë
16/03 12:23
Top News – Protesta e opozitës, Berisha thirrje qytetarëve: Ju ftoj më 22 mars në kryengritje
16/03 12:23
Top News – Çmimet e apartamenteve në treg. Tabaku kërkesë për seancë pyetjesh me ministrin Malaj
16/03 12:19
Top News – 21-vjeçarja abuzohet nga një i huaj. E punësoi dhe më pas e shantazhonte, arrestohet
16/03 12:10
Top Channel/ 41 bis, SPAK ka dhe 5 në listë! Kërkohet izolimi, “mbajnë kontakte me grupe kriminale”
16/03 12:08
Top Channel/ Tritol makinës së agjentit në Lezhë, TCh siguron pamjet nga momenti i shpërthimit
16/03 12:06
Top News- Shqiptarët nuk përballojnë dot jetesën/ 24 për qind e familjeve s’paguajnë në kohë faturat
16/03 11:57
Top News – Berisha mesazh Ramës nga SPAK: Dosja jote nuk mbyllet, sovrani do të tregojë vendin
16/03 11:48
Top News – Digjet kamioni në Vlorë. Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi
16/03 11:23
Top News- Tritoli në makinën e policit/ Detaje nga hetimet, lënda plasëse u vendos nga 2 persona
16/03 11:17
Top Channel/ Shkrumbohet një kamion në Bypass-in e Vlorës, shpëton pa lëndime drejtuesi i mjetit
16/03 10:54
DIGITALB DIGITALB