Top Channel/ Dallgët nxjerrin në breg breshkën oqeanike, specie të rralla dhe në rrezik zhdukjeje
30/11/2021 11:34
Dallgët e detit kanë nxjerrë në breg një breshkë oqeanike.
Breshka e ngordhur është konstatuar ditën e sotme buzë detit në shëtitoren bregdetare ''Taulantia'' të Durrësit. Këto breshka cilësohen si specie të rralla dhe në rrezik zhdukjeje.