Pas stuhisë që përfshiu një ditë më parë Durrësin dhe pasojat që shkaktoi, kushtet atmosferike kanë ndryshuar dhe lundrimet kanë rinisur mëngjesin e kësaj të shtune. Dy tragetet e linjës Durrës-Bari që anuluan nisjen natën e kaluar kanë nisur lundrimin rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Po ashtu dhe tragetet nga Bari drejt Durrësit.