Temperaturat e larta, era e jugut dhe dallgët e Adriatikut kanë krijuar kushtet e duhura për të shijuar shëtitjet dhe fotot buzë detit këtë fundjavë tetori, në Durrës. Shëtitorja bregdetare “Taulantia” dhe zona e plazhit janë frekuentuar nga qytetarë të shumtë këtë të shtunë.