Top Channel/ Dalin pamjet! Pasagjeri rrëfen tmerrin e turbulencave, 1 i vdekur, 30 të plagosur
21/05/2024 18:23

Momente tmerri përjetuan pasagjerët e Singapore Airlines, që po udhëtonin nga Londra drejt Singaporit, kur u përballën me turbulenca të forta. Një pasagjer tregoi për agjencinë e lajmeve Reuters se avioni filloi papritur “të anonte dhe të dridhej”. “Nisa të përgatitem për atë që po ndodhte, krejt papritur pati një rënie shumë dramatike, kështu që të gjithë ne që qëndronim ulur dhe kishim hequr rripin e sigurimit, përfunduam menjëherë në tavan”, u shpreh një student 28-vjeçar. “Disa njerëz goditën kokën në kabinat e bagazheve sipër dhe u lënduan teksa u përplasën në vendet ku janë dritat dhe maskat dhe depërtuan drejt e në të”, rrëfeu ai. Boeing 777-300ER me destinacion Singaporin, u ul në orën 15:45 me orën lokale, në Bangkok. Avioni mbante gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të stafit, tha linja ajrore në një deklaratë. Turbulenca shkaktohet më së shpeshti nga avionët që fluturojnë nëpër re, kur nuk ka “ajër të pastër” dhe nuk është e dukshme në radarin e motit të avionit dhe as nuk është e mundur të parashikohet. “Dëmtimet nga turbulencat e rënda janë relativisht të rralla mes miliona fluturimeve të kryera. Megjithatë, turbulencat e rënda mund të jenë dramatike dhe të çojnë në lëndime të rënda ose në rastin më të keq në fatalitete”, shpjegon eksperti i aviacionit John Strickland për BBC.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02