Top Channel/ Dako dënohet me 2.8 vite burg! Gjykata e Posaçme dënoi dhe 3 të tjerë për…
25/11/2024 19:36

Gjykata e Posaçme dënoi ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, me 2 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të tre këta persona. Akuzat ndaj Dakos lidhen me dy episode: i pari me njw pallat 11 katësh, që sipas SPAK ndërtimi i tij ne vitin 2011 ishte tej çdo kriteri, kushti teknik dhe në paligjshmëri, çka e ktheu ndërtesën të rrezikshme për t’u banuar. Për shkak të këtyre shkeljeve të kryera edhe nga të dyshuar të tjerë inxhinierë, kolaudues e administratori i firmës, pallati u dëmtua lehtësisht nga tërmeti. Mes dhjetëra shkresave të sekuestruara, SPAK veçon tre dokumente të firmosura nga ish kryebashkiaku, në njërën prej të cilave urdhëronte pezullimin e punimeve në objektin në fjalë dhe në tjetrën miratohej zbardhja e lejes dhe diçka e tillë sipas SPAK provon dijeninë e ish zyrtarit lokal. Edhe për episodin e dytë mbi projektin “Promenadë Bregdetare”, SPAK thekson se hartua me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekë, për të cilat në fillim bashkia Durrës hapi proces ndaj firmës, por më pas juristi i caktuar nga ish kryebashkiaku u tërhoq nga gjykimi. Bashkia Durrës, pavarësisht dëmit të konstatuar edhe nga KLSH, kreu likuidimin financiar ndaj subjektit privat. Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar 'arrest me burg', por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në 'arrest shtëpie' për shkak të kalimit të afateve. Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44