Dubai apo Amerika Latine është shndëruar në parajsë të personave në kërkim nga autoritetet shqiptare. Por kjo rehati nuk do të zgjasë shumë për “cuant e Dubait, apo të Amerikës Latine” pasi Shqipëria po bën hapa konkret për të kryer ekstradime nga këto vende. Mbështetjen për gjetjen dhe ekstradimin e të kërkuarve, e mori në Lion të Francës, ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jürgen Stock. Ky i fundit premtoi bashkëpunim jo vetëm për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare, por edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.