Në dy javë të operacionit “Bregdeti Ynë” janë shembur 61 objekte të ndërtuara pa leje. Shifrat i bën publike ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa shton se gjobat e vendosura ndaj subjekteve deri më tani kapin vlerën e 94 milionë lekëve. Dy ditë më parë IKMT e shtriu operacionin në Kepin e Rodonit në Durrës ndërsa do të vijojë në ditët e ardhshme edhe në zona të tjera bregdetare.