Banka Credins ka pranuar përmes një njoftimi zyrtar të saj se është sulmuar nga hakerat, por deklaron dhe sqaron qytetarët se asnjë e dhënë e klientëve të saj nuk është prekur nga ky sulm. Reagimi vjen pas videove të publikuara nga hakerat e Homeland Justice, por, në deklaratën e saj banka siguron se ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbajtur të pacënuara të dhënat e klientëve.