“Rritja e kujdesit” rekomandohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qytetarët e saj që vizitojnë Gjermaninë, për shkak të rrezikut të akteve terroriste, veçanërisht në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit. Një paralajmërim të ngjashëm për qytetarët e saj, ka lëshuar edhe Kanadaja.