Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit anastas është ende e rëndë ndërsa mjekët kanë mundur të gjejnë vatrën e infeksionit që shkakton probleme. Ky fakt jep shpresë për përmirësim. Kryepeshkopi i kishës autoqefale të shqipërisë po trajtohet në një spital grek dhe sot është vizituar nga ambasadorja e shqipërisë në Atjinë, Luela Hajdaraga e cila ka biseduar me klerikët që shoqërojnë kryepeshkopin.