Përpara pushtimit rus të Ukrainës, inteligjenca amerikane kishte parashikuar një sulm fshikullues të Moskës, që do të mobilizonte shpejt fuqinë e madhe ajrore ruse, të cilën ushtria e saj e mblodhi për të dominuar qiejt e Ukrainës. Por gjashtë ditët e para të mësymjes i kanë ulur ndjeshëm këto pritshmëri dhe kanë befasuar ekspertët.